Timonieri i skuadrës Dallas Mavericks, Jason Kidd është gjobitur nga NBA për shkak të gjuhës së përdorur ndaj gazetarëve dhe kritikave publike ndaj referimit.
NBA njoftoi të hënën se trajneri i Mavericks do të paguajë një shumë prej 35 mijë dollarëve për këto veprime.
Kritikat për gjyqtarët e ndeshjes erdhën si pasojë e mos akordimit të një fauli ndaj yllit të ri, Cooper Flagg, i cili ndeshjen kundër Rocekts e mbylli me 34 pikë, por që nuk arriti të marr një faul pasi që humbi atë gjuajtje që do të barazonte rezultatin.
“Pashë një faull. Gjyqtarët Sean Ëright, Simone Jelks dhe Jason Goldenberg ishin të tmerrshëm sonte. Gjyqtarët ishin të papranueshëm. Është një faull dhe ai duhet të jetë në vijën e gjuajtjeve të lira”, tha Kidd për ESPN.
Kur trajneri u pyet rreth kritikës se pse Cooper Flag vazhdon të luajë në rolin e organizatorit të lojës, ai u nevrikos.
“Kritikë? Ky është opinioni juaj. Ju e shkruani atë gjepurë. Kjo nuk është ajo. Unë e kam bërë këtë. E kam luajtur këtë lojë. E kam luajtur. E di se çfarë dreqin po bëj” u shpreh Kidd.
Këto ngjarje rrodhën në intervistën pas ndeshjes kundër Rocekts, ku përfundoi me rezultat 111-107, për Houston.






