Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e play-off-it në garën e dytë më të rëndësishme për klube Europa League.
Shorti ka përcaktuar që të ketë ndeshje tejet interesante,ku ndeshja interesante pritet të jetë ndërmjet ekipit skocez Celtic dhe atij gjerman Stuttgart.
Nottingham Forest pritet të udhëtoj drejt Stambollit ku do të takohet kundër Fenerbahçes,teksa Celta Vigo do të luaj kundër PAOK-ut si dhe Bologna do të jetë mysafir i ekipit norvegjez Brann.
Ndeshjet tjera që do të zhvillohen në fazën e play-off-it të Europa League janë këto:Lille-Crvena Zvezda,Panathinaikos-Viktoria Plzen,Dinamo Zagreb-Genk dhe Ludogorets-Ferencvaros.






