Përgatiti Bleranda Morina
Vullnetarizmi përfaqëson një formë angazhimi shoqëror ku individët kontribuojnë në komunitet pa kompensim financiar.
Puna vullnetare është një ndër format më të rëndësishme të angazhimit shoqëror që i ndihmon të rinjtë të zhvillojnë aftësi personale dhe profesionale. Hulumtime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare tregojnë se angazhimi në vullnetarizëm i ndihmon të rinjtë të përmisojnë vetëbesimin, të fitojnë eksperiencë të dobishme për karrierën dhe të kontribuojnë pozitivisht në komunitet.
Në Kosovë vullnetarizmi po shëndrrohet në mjet jo vetëm për ndihmë komunitare por edhe për zhvillim të të rinjve si individë dhe si qytetarë aktivë.
Toka një organizatë rinore që promovon vullnetarizmin dhe edukimin joformal sipas të dhënave që nga themelimi kanë përfshirë mijëra të rinj përmes kampuseve trajnimit, klubeve vullnetare. Mbi 35% e pjesëmarrësve kanë deklaruar se janë jashtëzakonisht të kënaqur me punën e tyre vullnetare.
Megjithatë, përtej ndikimit social, vullnetarizmi mund të jetë një hap drejt suksesit në karrierë. Studime të ndryshme në vende si Australia, Kanadaja, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA kanë treguar një lidhje të fortë midis pjesëmarrjes në aktivitete vullnetare gjatë adoleshencës dhe përfitimeve afatgjata në karrierë. Sipas të dhënave nga Programi i OECD-së, puna vullnetare është një nga menyrat më të zakonshme që studentët përdorin për t’u ekspozuar në tregun e punës dhe për të zhvilluar aftësi të dobishme profesionale.
Vlen ta theksojmë se rastet kur vullnetarizmi është i lidhur me punë (corporate volunteering / voluntarizëm i organizuar), shumica e studimeve raportojnë një rritje të kënaqësisë profesionale (job satisfaction). Një pjesë po ashtu raportuan se vullnetarizmi mund të përmirësojë performancën në punë — por këto efekte varen shumë nga mënyra se si programi i vullnetarizmit është organizuar (intensitet, përputhje me aftësitë, motivet e vullnetarit, etj).







