Ndonjëherë ndodh që të pyesni nga po vjen ajo erë e keqe në kuzhinën tuaj. Filloni të mendoni: a vjen nga koshat e plehrave apo ndoshta nga frigoriferi? Shpesh, shkaktar mund të jetë lavamani juaj, që qëndron i panjohur për një kohë të gjatë.
Nëse keni vënë re se lavamani juaj ka një erë të keqe, nuk jeni vetëm. Shpesh kjo ndodh për shkak të rritjes së baktereve mbi mbeturinat ushqimore, yndyrën ose flokët që ngelin nëpër tuba, duke shkaktuar një erë të pakëndshme.
Shkaktarët mund të dallohen nga fakti që uji nuk kullohet shpejt ose, më keq, era është si ajo e vezëve të prishura. Por do t’ju pëlqejë të dini se mund ta zgjidhni këtë problem me dy produkte të zakonshme që keni gjithmonë në kuzhinë.
Ekspertët e pastrimit @housekeepingheroesnsw, nga Sydney, Australi, kanë ndarë një udhëzues hap pas hapi duke përdorur uthull të bardhë dhe sodë buke.
“Merrni një lugë sodë buke dhe hidhni në lavaman, pastaj hidhni uthullën e bardhë. Do të dëgjoni një zhurmë gurgulluese. Kjo do të thotë se uthulla po shkatërron grumbullimin në tub. Lëreni të veprojë rreth 30 minuta, pastaj hidhni ujë të nxehtë – era do të zhduket krejtësisht”, pohojnë ekspertët.
Është kaq e thjeshtë.
Soda e bukës dhe uthulla e bardhë janë perfekte për raste të tilla, sepse reaksioni shpërthyes ndihmon të shkërmoqet çdo grumbullim, i cili pastaj largohet kur kullohet me ujë të nxehtë.
Si të pastroni tubat me sodë buke dhe uthull të bardhë:
Hidhni rreth 1/2 filxhan sodë buke në lavaman;
Më pas, hidhni 1 filxhan uthull të bardhë;
Lëreni të gurgullojë për rreth 30 minuta;
Shpëlajeni lavamanin me një tenxhere ujë të vluar.







