spot_imgspot_img
spot_img

Rita Ora habit me deklaratën: Mund të jem shtrigë, gjyshja ime ka qenë e tillë 100 për qind

Këngëtarja Rita Ora ka surprizuar publikun me një deklaratë të re, duke thënë se beson se mund të jetë “shtrigë”.

34-vjeçarja u shpreh të enjten se kjo “fuqi mistike” është një “gjen” që trashëgohet në familjen e saj, shkruan DailyMail.

Në podcastin Happy Hour Overheard, ajo tha: “Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë. Për nënën time nuk jam shumë e sigurt nëse e ka atë gjen, por unë besoj se e kam patjetër”.

Rita madje e përshkroi martesën e saj si një ngjarje “shpirtërore”. Ajo ka treguar shpesh se ka një pasion të veçantë për jogën dhe leximet astrologjike. Këngëtarja ka edhe një ritual personal që e ndihmon të ndjehet e balancuar: “Bëj lexime javore, hap letrat e tarotit… Në fund të ditës, mjafton që diçka të të japë shpresë, dhe kjo është e gjitha që të duhet”.

Autorja e hitit Let You Love Me beson “100 për qind” në astrologji – një pseudo-shkencë që pretendon të parashikojë të ardhmen përmes yjeve dhe trupave qiellorë. Ajo shtoi: “Sinqerisht mendoj se duhet të jetë fe më vete. Më pëlqen ideja që shpirtrat mund të të udhëheqin në rrugën tënde”.

Edhe përpara performancave, Rita ruan një gjendje të qetë shpirtërore. Ndryshe nga artistët e tjerë, ajo tha: “Disa pëlqejnë muzikë të çmendur, marrin shot-e dhe çfarë tjetër… Unë nuk jam aspak rock ’n’ roll para se të ngjitem në skenë. Jam shumë sportive – bëj shtrirje, vendos muzikë relaksuese, avulloj fytin. Gjithçka është shumë chill”.

Rita ka treguar më herët se i është besuar një falltareje e cila, sipas saj, “i ndryshoi jetën” me këshillat që i dha. Në podcastin Reign With Josh Smith, ajo rrëfeu: “Më tha: ‘Jeta jote është si një grusht rëre në pëllëmbën tënde, dhe mund të të rrëshqasë nga gishtat në çdo moment. Gjithçka varet nga mënyra se si e mbron atë grusht rëre dhe si lëviz ngadalë e me kujdes’”.

Ajo shtoi se ky mesazh e ka ndihmuar: “Dikur nxitohesha shumë dhe thosha: ‘E dua tani.’ Tani po mundohem të ec pak më qetë dhe të mos reagoj menjëherë. Reagimet impulsive zakonisht janë ato që i pendohesh, apo jo? Tani mundohem t’i jap vetes një sekondë para se t’i përgjigjem diçkaje. Dhe kjo më ka ndihmuar jashtëzakonisht”.

Në vitin 2022, këngëtarja u martua me regjisorin fitues të Oscar-it, Taika Waititi, 49 vjeç, në një ceremoni të vogël dhe “shpirtërore”, ku të pranishëm ishin vetëm tre persona. Së fundmi, Rita ka shpërndarë edhe një sekuencë të shkurtër nga ceremonia, ku çifti shihet në momentin kur thonë “po”.

Fotografia pranë shtratit të saj tregon Ritën e veshur me një fustan të gjatë, me mëngë të gjata prej dantelle të bardhë nga Tom Ford, teksa përqafon dhe puth bashkëshortin. Pamja sugjeron se çifti ka shkëmbyer betimet në natyrë, në një ceremoni idilike, ku të dy duken më të dashuruar se kurrë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA