Shqiptarja Eva Kjaer ka në pronësi një restorant në Danimarkë e që ky lokal gastronomik i saj, është zgjedhur i 8-ti më i mirë në Danimarkë.
Në një lidhje direkte në emisionin e mëngjesit “Alarm”, në ATV ka folur rreth biznesit të saj, të cilin e ka hapur tashmë 6 vite.
“Në Danimarkë janë pothuajse qe 20 vite, kam studiuar për gastronomi molekulare dhe qe 6 vite kam restorantin “Leben”, në mes të qendrës së Kopenhagës, me ushqime kryesisht ‘nordic food’, me disa elemente molekulare. Gatimin e kam pasur si pasion që nga mosha e hershme por pas kalimit këtu në Danimarkë, kultura nordike e gatimit është më ndryshme. Natyrisht që në restorantin tim jam mundur që të kem në menu diçka nga tradicionalja, p.sh. ‘tavën e kosit’ që i themi ne, por normalisht me disa ndryshime.’, tha ajo.
Tutje, ajo foli edhe për planet e saj të ardhshme.
“Po punoj me një projekt që të vije me diçka shumë ndryshe që s’ka as në Shqipëri as në Kosovë, nuk e the se më marrin ide por kam përshtypjen se brenda vitit 2024 do të kem hapur diçka të bukur në Tiranë. Ajo është ëndrra ime e radhës”, shtoi ajo./atvlive.tv/
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: