8.7 C
Pristina
Wednesday, November 26, 2025
spot_imgspot_img
spot_img

“Vendimi i Dytë” i LeBron James ngre në qiell çmimet e biletave të Lakers!

Njoftimi misterioz i LeBron James, i bërë dje (të hënën) në rrjetet sociale dhe i quajtur “Vendimi i të gjitha vendimeve. 7 tetor” – apo siç po përmendet ndryshe “Vendimi i Dytë” – ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm në tregun e biletave të Los Angeles Lakers.

Sipas ESPN, përpara këtij njoftimi, bileta më e lirë për një ndeshje të Lakers që do të zhvillohet në prill të vitit të ardhshëm kushtonte 82 dollarë. Mirëpo menjëherë pas publikimit, çmimet u rritën ndjeshëm, duke arritur deri në 580 dollarë për një biletë të vetme.

Ndërkaq, për ndeshjen e planifikuar më 12 prill 2026, kur Lakers do të përballen me Utah Jazz, një çift biletash kushton së paku 760 dollarë.

Burime nga ESPN theksojnë se arsyeja kryesore për këtë rritje të çmimeve janë spekulimet se ky mund të jetë sezoni i fundit në karrierën e legjendës së basketbollit, LeBron James.

Për kujtesë, James po përgatitet për sezonin e tij të 23-të në NBA – një rekord historik – dhe prej tetë vitesh është pjesë e Lakers, me të cilët ka fituar edhe një titull kampioni.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA