Çorapet e bardha janë të njohura për faktin se tregojnë çdo njollë apo papastërti, dhe pas vetëm disa përdorimesh, shpesh përfundojnë të njollosura, të pista dhe larg pamjes së freskët.
Me kthimin e fëmijëve në shkollë, prindërit po kërkojnë mënyrat më të mira për t’i mbajtur çorapet e bardha të pastërta, dhe ndërsa shumica zgjedhin detergjentë të shtrenjtë ose zbardhues, në fakt ekziston një përbërës i thjeshtë kuzhine që mund t’i rikthejë bardhësinë me shumë pak përpjekje.
Sipas ekspertëve të pastrimit te The Spruce, uthulla e bardhë është zgjidhja më e mirë për çorapet e bardha të pista. Ata shpjegojnë:
“Uthulla e bardhë e distiluar përmban acid acetik dhe prodhohet përmes procesit të distilimit të alkoolit. Acidi i butë në uthull ndihmon në heqjen e disa njollave dhe në shpërbërjen e mbetjeve që lihen pas nga deodorantët për sqetull dhe produktet e lavanderisë”.
Si t’i riktheni çorapet e bardha në gjendje të mirë
“Shtoni një gotë uthull të bardhë të distiluar në një tenxhere të madhe me ujë, pastaj zieni ujin dhe shtoni çorapet apo veshjet e pista. Lërini të qëndrojnë në ujë gjatë natës dhe më pas lajini si zakonisht.”
Nëse ende keni vështirësi me njollat e forta, ekspertët e pastrimit këshillojnë të mos e kombinoni uthullën e bardhë me një përbërës tjetër natyral të njohur – sodën e bukës (baking soda).
Ata paralajmërojnë:
“Mos e kombinoni sodën e bukës dhe uthullën në të njëjtën cikël larjeje. Nëse përzihen, efektet individuale anulohen gjatë larjes ose shpëlarjes dhe nuk ndikojnë në pastrimin e rrobave”.
“Asnjëra prej tyre nuk është efektive e vetme si zëvendësuese e një detergjenti të balancuar mirë për lavanderi, por mund të jenë funksionale nëse përdoren siç duhet”.
Kur duhet përdorur soda e bukës?
Soda e bukës është më e përshtatshme për të hequr erërat e këqija nga çorapet e pista.
Ajo neutralizon molekulat acide dhe bazike të erës, duke i lënë pa aromë.
Gjithashtu vepron si një alkali i butë natyral që ndihmon në shpërbërjen e papastërtive dhe yndyrës në ujë, por duhet përdorur si alternativë vetëm kur uthulla e bardhë nuk funksionon.
Sipas The Spruce, pastrimi i çorapeve të bardha me sodë buke është i thjeshtë:
Në një enë ose kavanoz, shtoni një deri në dy gota sodë buke në ujë të ngrohtë;
Përziejeni mirë që të tretet, pastaj mbushni lavamanin me ujë të ftohtë dhe shtoni sodën e tretur;
Shtoni çorapet me erë të keqe dhe lërini të qëndrojnë në ujë gjatë natës;
Pasi të kullohet uji, lajeni rrobat si zakonisht.