Kickboksieri kosovar Gent Hyseni është shpallur nënkampion i Evropës në kategorinë deri në 71 kg.
Në finale Hyseni humbi ndaj ukrainasit Danylo Yakovenko me pikë,dhe kështu siguron medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të Kickbox-it që është mbajtur në Itali.
Përndryshe paraqitja e Hysenit në evropianin e Kickboksit është vlerësuar mjaft pozitive,duke vënë në pah punën e palodhsme të anëtarit të “Prishtina Fight Club”.
Kujtojmë që Kampionati Evropian i Kickboskit në Itali u mbajt nga data 12 e deri më 21 shtator,ku kanë marrë pjesë talentë të shumtë në këtë sport.