​Situatë e qetë në Zveçan, numër më i vogël i protestuesve

Aktualisht në Zveçan situata është e qetë dhe numri i protestuesve është më i vogël. Nga protesta janë larguar përfaqësuesit e Listës Serbe, raporton KosovaPress.

Ndërsa është parë ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, teksa ka qëndruar disa minuta.

Situata po vëzhgohet edhe nga një helikopter i KFOR-it.

Një ditë më parë, pjesëtarët e KFOR-it janë ballafaquar me protestuesit ku këta të fundit kanë hedhur mjete të ndryshme në drejtim të tyre duke i lënë të lënduar rreth 30 ushtarë.

Protestuesit serb po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale./KP

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA