​Para vazhdimit të seancës konstituive, Peci: Duhet me i thirr zërit të arsyes me gjet zgjidhje

Para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti nga radhët e partisë Guxo në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, Faton Peci thotë se rrjedha e vazhdimit të kësaj seanca do të varet nga gatishmëria që partitë opozitare do të shprehin për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, raporton KP.

“Rrjedha e seancës do të varet nga diskutimi dhe gatishmëria e të gjitha partive politike për tu gjetur një rrugë zgjidhje për t’u konstituar Kuvendi i Kosovës”, tha ai.

I pyetur se sa kanë shpresë që opozita do të ndryshoj qëndrimin e saj karshi propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetarin e Kuvendit, Peci thekson se nuk mund të thotë se ka shpresa në këtë drejtim.

“As nuk mund të them se kam shpresë, është çështje ekskluzivisht e atyre që marrin pjesë dhe që përfaqësojnë parti politike… Mendoj se duhet me i thirr zërit të arsyes me gjet zgjidhje me dal prej kësaj situatës, Kosova ka nevojë për institucione ka nevojë për Kuvend, ka nevojë për qeveri funksionale”, tha ai.

Sot do të tentohet për herën e peste të konstituohet legjislatura e nëntë e Kuvendit.

Vazhdimi i seancës është paraparë të nisë sot nga ora 10:00.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, përcjell KosovaPress.

Kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari i ka ftuar në takim të gjitha subjektet parlamentare, mëson KosovaPress nga burimet.

LVV-ja dështoi më 19 prill të zgjedh Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit./kp

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA