​Kina ekzekuton burrin që theri djalin japonez 10 vjeçar

Kina ka ekzekutuar një burrë për vrasjen e një djali japonez 10-vjeçar me anë të therjes, në shtatorin e kaluar, ka njoftuar ambasada japoneze në Kinë për BBC-në.

Zhong Changchun u dënua me vdekje në janar për sulmin ndaj djalit, i cili ishte në rrugë për në një shkollë japoneze në qytetin juglindor kinez, Shenzhen.

Rasti shkaktoi tronditje në të dy vendet dhe nxiti tensione diplomatike mes pretendimeve se ishte një sulm me motive ksenofobike.

“Qeveria e Japonisë e konsideron vrasjen e një fëmije plotësisht të pafajshëm si një krim të pafalshëm dhe e marrim këtë ekzekutim me seriozitetin më të madh”, thuhet në deklaratën e ambasadës japoneze për BBC-në. “Në dritën e këtij incidenti, qeveria japoneze do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha masat e mundshme për sigurinë dhe do t’i bëjë thirrje të fuqishme palës kineze të sigurojë mbrojtjen e shtetasve japonezë në Kinë”.

Ambasada shtoi se ishte informuar për ekzekutimin nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës, sipas BBC News.

Ngjarja rriti frikën mes japonezëve që jetojnë në Kinë dhe bëri që kompanitë japoneze si Toyota të kërkonin nga stafi i tyre që të ishin të kujdesshëm. Të tjera, si Panasonic, ofruan fluturime falas për kthim në atdhe për punonjësit, përcjell KosovaPress.

Vendimi për rastin e Zhong nuk përmendi Japoninë, sipas zyrtarëve japonezë.

Kenji Kanasugi, ambasadori i Japonisë në Kinë, tha se Zhong kishte kërkuar të fliste me familjen e viktimës, por nuk tha nëse ai kishte pasur në shënjestër shtetas japonezë.

Ngjarja gjithashtu vuri në pah nacionalizmin e pakontrolluar në rrjetet sociale kineze, i cili ka ushqyer ndjenjat kundër të huajve vitet e fundit.

Komentuesit në internet vunë në dukje se vrasja e djalit ndodhi në një datë politikisht të ndjeshme – 18 shtator, përvjetori i një incidenti që çoi në pushtimin japonez të Mançurisë në Kinë në fillim të viteve 1930.

Ankesat historike kanë rënduar prej kohësh marrëdhëniet politike mes Kinës dhe Japonisë. Kina ka kërkuar prej kohësh një falje nga Japonia për agresionin e saj kolonial dhe gjatë luftës në fillim dhe në mes të shekullit XX. Ajo gjithashtu ka akuzuar Japoninë se po e zbut historinë e veprimeve të saj ushtarake brutale në Kinë në tekstet shkollore.

Therja ndodhi gjithashtu në një kohë me sulme të shumta ndaj të huajve në Kinë, përfshirë therjen e katër mësuesve amerikanë në Jilin.

Në qershorin e kaluar, një burrë sulmoi një nënë japoneze dhe fëmijën e saj në një stacion autobusi në Suzhou, por përfundoi duke vrarë një grua kineze që po përpiqej t’i mbronte. Ai burrë gjithashtu është ekzekutuar, thanë zyrtarëve japonezë javën e kaluar.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA