Milani ndodhet në vendin e nëntë në Serie A dhe një pjesë e madhe e kësaj është për shkak të dështimit të tyre për të arritur rezultate kundër skuadrave të tjera të pjesës së epërme të tabelës, shkruan KosovaPress.
Kuqezinjtë u mundën 1-0 nga Atalanta në “San Siro”, duke i dhënë fund praktikisht ambicieve të tyre për t’u kualifikuar në futbollin evropian përmes tabelës së ligës.Kjo Ishte vetëm humbja e fundit në një listë të gjatë të rezultateve të zymta kundër skuadrave përpara tyre në tabelë.
Nga 42 pikë të disponueshme kundër këtyre klubeve, Milani arriti të grumbullojë vetëm tetë falë një fitoreje, pesë barazime dhe tetë humbje, transmeton KosovaPress.
Nga këto tetë pikë, katër i fituan kundër rivalëve të tyre Inter, duke fituar 2-1 dhe duke barazuar 1-1.
Milani humbi si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj ndaj Napolit dhe Atalantës, duke marrë një pikë nga dy ndeshje me Juventusin, Lazio dhe Fiorentinën.
Ata kanë ende një mundësi për ta përmirësuar atë skenar, pasi do të ketë një tjetër ndeshje kundër Bolonjës dhe një tjetër me Romën. Kuqezinjtë humbën 2-1 ndaj Bolonjës dhe barazuan 1-1 me Romën.