Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot përvjetorin e masakrave të kryera më 21 prill 1999 në Grashticë, Nakaradë, Dragaqinë dhe Sopijë, duke theksuar se këto krime të kryera nga forcat e regjimit serb janë plagë të hapura që kërkojnë drejtësi.
Në këtë ditë të zezë, dhjetëra civilë shqiptarë u vranë me gjakftohtësi, përfshirë 60 burra në Grashticë, 16 anëtarë të familjes Mirena në Nakaradë, 11 civilë në Dragaqinë dhe 8 persona nga familjet Ilazi e Sopa në Sopijë.
Presidentja Osmani theksoi se këto masakra nuk janë vetëm kujtime tragjike, por thirrje për drejtësi dhe kujtim të përjetshëm për martirët.