Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati derisa fajësoi deputetët e opozitës për vonesë në konstituimin e Kuvendit, tha se anëtarët e partive që deri më tani kanë qenë në opozitë janë dakorduar të votojnë pro raportit për mandatin e deputetëve.
Tutje, ai shtoi se asgjë nuk ka ndryshuar në raport me atë të para katër ditëve dhe se asnjë dorëheqje nuk është dorëzuar, raporton ATV.
“Ashtu siç edhe e kemi thënë më herët e gjithë kjo vonesë ka ndodhë për fajin e deputetëve të opozitës që në tentimin e parë për konstituitimin e Kuvendit të Kosovës, votuan kundër një raporti që do të duhej të ishte çështje procedurale. Sot pra jemi dakordu së paku verbalisht që opozita do të votojë ‘pro’ raportin e njëjtë pa ndryshuar asgjë. E them asgjë s’ka ndryshuar në krahasim me atë para 4 ditëve dhe se e vetmja gjë që ka ndryshuar janë fjalët e opozitës dhe qëndrimet tyre”, tha Murati./atvlive.tv
Për të ndjekur mbulimin e drejtpërdrejtë të zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, klikoni në videon e mëposhtme: