Mbreti Charles III u dërgua në spital të enjten për trajtimin e tij të kancerit dhe, si pasojë, ishte i detyruar të shtyjë me “keqardhje” aktivitetet e tij të së premtes, njoftoi Pallati Buckingham.
Një zëdhënës i Pallatit Buckingham konfirmoi se Mbreti ishte kthyer në Clarence House, rezidencën e tij në Londër, pas vizitës në spital.
“Pas trajtimit të planifikuar dhe të vazhdueshëm mjekësor për kancerin këtë mëngjes, Mbreti ka përjetuar efekte anësore të përkohshme që kërkonin një periudhë të shkurtër vëzhgimi në spital. Për këtë arsye, angazhimet e pasdites së Madhërisë së Tij u shtynë. Ai tani është kthyer në Clarence House dhe, si masë paraprake, duke vepruar sipas këshillave mjekësore, programi i axhendës për ditën e nesërme do të riplanifikohet. Madhëria e tij dëshiron t’u kërkojë falje të gjithëve që mund të jenë shqetësuar ose zhgënjyer nga ky vendim,” tha zëdhënësi i pallatit mbretëror.