Qe një temë e mirë – në Serbi, në fundjavë u zhvilluan protestat më të mëdha në Ballkan këtë shekull.
Policia e Serbisë pohoi se në rrugë kanë qenë 100 mijë veta, pjesëmarrësit pohojnë që kanë qenë gjysmë milioni, që gjë tregon se qysh i matë policia numrat e demonstruesve dallon shumë prej mediave dhe ekspertëve.
Mirëpo, nga protestat në Serbi interesante janë dy tema: e para, a ka përdorë policia e këtij shteti a po se më mirë me thanë, regjimi i Aleksandar Vuçiqit armë ndaj protestuesve?
Tash, kur po themi armë, atje që 4 ditë temë kryesore është përdorimi i asaj që quhet top zanor, ose top sonik.
Topi zanor është pajisje që montohet në automjete policore ose objekte tjera dhe mund të transmetojë zëra ose audio incizime, ose audio efekte të ndryshme dhe kështu të shkaktojë iritim, ose panik, presion në veshë, marramendje, ose ndonjë formë tjetër të presionit në masë të njerëzve.
Konkretisht modeli 450 XL i kompanisë Genasys e ka mundësinë që shumë zëshëm, në më shume se një kilometër e gjysmë të transmetojë audio filea që imitojnë krismat e armëve të ndryshme, alarme, ndihmën e shpejtë, ose vetura që afrohen me shpejtësi, ose trena, ose sirena irrituese, ose diçka tjetër, çka do që i ka shkaktuar këto skena në Beograd.
Shikoni se si mijëra njerëz nga paniku ikin nga rruga, e në fakt nuk ka asgjë që i kërcënon. Pikërisht ky topi zanor besohet që është mjeti i përdorur, kurse efekti i kërkuar ka qenë paniku masiv.
Ekspertët ushtarakë në Serbi po e konsiderojnë armë taktike meqë përdoret për menaxhim të turmave, njëjtë si gazi lotsjellës, ose topi i ujit, ose mjetet tjera policore me qëllim të ngjashëm.
Për më tepër këta ekspertë pohojnë se në Serbi është i ndaluar me ligj përdorimi i këtyre armëve.
Për me e kompliku punën edhe më tej u përkujdes Ivica Dacic, ministri i brendshëm i Serbisë, po ku e gjetet more këtë fotot para 10 vjetëve, gjeje një më të re…
Eh bën kjo! Dacici fillimisht deklaroi se Serbia nuk ka aso topi zanor hiç, nuk e posedon asnjë organ i këtij shteti. Më pas doli opozita dhe prezantoi dokumente të prokurimit ku shihet se Serbia ka blerë 16 topa zanor të modeleve të ndryshme.
Mandej i mori disa media të afërta me regjimin dhe ua prezantoi një model tjetër të topit zanor, jo 450shin. Për 450sh tha që e kemi, qe ku është, ama nuk e kemi përdorë kurrë dhe iu ka harxhu bateria, edhe sot s po bën!
Dmth, këtë s munnesh me e trillu, kjo duhet me ndodhë për me e besu – tentimin e Dacicit për arsyetim, jo arsyetimin që përnjemend u harxhu bateria.
Pra, ajo që dimë është që atje shteti ka rrejtë për armë zanore, që përdorimi i tyre është ilegal, që protestuesit kanë pasë episode paniku kur pohojnë që kanë dëgjuar efekte të ndryshme dhe kanë ikur nga rruga, mirëpo, nuk ka fakte që janë përdorë pikërisht këto modele të për të cialt folëm, apo paniku është shkaktuar nga diçka tjetër.
Tema e dytë – a duhet në Kosovë të merremi me protestat në Serbi? Paj, nëse merremi me budallë të reality showave e me budallë tjerë, e me gjithçka përvec drejtësisë, shëndetësisë e arsimit, hajde të merremi pak edhe me protestat në Serbi, a po nnin mirë a?
Qysh e kemi sqaru në një video më herët, këto protesta janë kulminacion i pakënaqësisë me një tragjedi ku u vranë 15 veta pasi u rrëzu streha e stacionit të trenit në Novi Sad. Detajet e projektit zbuluan se fjala është për korrupsion dhjetëa milionësh dhe projekt që nuk ëhstë nisë, nuk është realizuar dhe nuk është mbikëqyrë si duhet dhe për pasojë të korrupsionit, kaanë vdekë 15 njerëz.
A dridhet regjimi i Vuçiqit nga protestat? Dridhet edhe fort bile. Që 6 muaj krejt Serbia është në bllokadë dhe kjo bllokadë nuk dihet se kur përfundon, Kryeministri ka dhënë dorëheqje, ministrat tjera janë nën presion, Kuvendi nuk ka paralajëmrim kur e voton Kryeministrin e ri, kurse për Kosovë, Republika Srpska, litium e krim të organizuar nuk flet më kush!
Kush përfiton politikisht nga kjo situatë? Askush! Kjo është një lëvizje studentore që deri më tani po duket origjinale, e nisur dhe e komenduar nga studentë, pa përzierjen e partive opozitare dhe shoqërisë civile, ka aty teori që prapa studnetëve qëndrojnë shërbimet ruse, ka do teori tjera, por këto janë teori.
A është Kosova temë? Në protesta nuk është! Por kërkesa themelroe e protestuesve është shteti ligjor e kushtetues – e Kosova është në Kushtetutë të Serbisë!
Qysh e ka opozita qasjen ndaj Kosovës – eh këtu stiuata është harmonikë – fort spektër i gjerë që ga liberalët që pohojnë në publik që Kosova është e pavarur dhe duhet të njihet nga Serbia, e deri tek ekstremista e budallë të djathtë që pohojnë se Kosovën duhet me e rimarrë me armë.
Cila palë qysh i ka gjasat – të dyjat i kanë tokë! Aq gjatë është Vuçiqi në puishtet, aq shumë ka pushtet, aq shumë është i korruptuar dhe i lidhur me struktura legale e ilegale, sa që në Serbi nuk ka opozitë! Aq janë të përcarë në 100 parti dhe fraksione, sa që shansa s kanë të bëjnë diçka serioze.
Për më tepër zgjedhje te fundit kanë qenë të vjedhura dhe i kanë lënë në pozitë edhe më të keqe dhe në raporte edhe më të keqe ndërmjet vete, plus i kanë dhënë hapësirë ekstremit të djathtë pro-rus dhe anti-logjik!
Dikush ka pas shkru që u cu n këmbë Serbia, po n gjumë është opozita!
Me fjalë tjera, kurrfarë parashikimi solid nuk ka çka ndodhë me raportet Kosovë – Serbi nëse regjimi i Vuçiqit bjen!
I kthehemi tash temave tona!