Arrestimi i ministrit Damka, reagojnë nga partia e tij: Na ka shkaktuar pikëllim, jemi provokuar nga qarqe të caktuar

Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe familjari i tij, Fuat Damka, janë arrestuar gjatë ditës së zgjedhjeve, më 9 shkurt.

Ky incident ka shkaktuar reagime të forta nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP), e cila e ka cilësuar ngjarjen si një provokim nga qarqe të caktuara.

Në një reagim zyrtar, KDTP ka shprehur pikëllim dhe zhgënjim të thellë për arrestimin e Fikrim Damkës, i cili është president i partisë dhe ministër i turqve të Kosovës.

“Fatkeqësisht, mbrëmja e djeshme, paraburgimi i Presidentit tonë të Përgjithshëm dhe ministrit të turqve të Kosovës, z. Fikrim Damka, na ka shkaktuar pikëllim dhe zhgënjim të madh”, thuhet në deklaratën e partisë.

“Ne deklarojmë se do të qëndrojmë me vendosmëri kundër këtij veprimi, i cili mendojmë se është një provokim nga qarqe të caktuara që synojnë të lënë në hije zgjedhjet“.

Si Parti Demokratike Turke e Kosovës, ne qëndrojmë pranë Presidentit tonë të Përgjithshëm dhe Ministrit të Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka me mbështetjen e popullit tonë. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat, ligjin dhe unitetin e turqve të Kosovës”, njoftohet më tutje.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA