Finalja e ProCredit Kupës së Kosovës pritet të dhurojë spektakël të madh të basketbollit. Trepça dhe Bashkimi pas një rrugëtimi jo të lehtë do të luftojnë për trofeun e çmuar të basketbollit të Kosovës.
Mitrovicasit synojnë të fitojnë Kupën për herë të katërt radhazi, derisa prizrenasit për herë të parë pas vitit 2001. Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, më 12 shkurt, nga ora 19:00, raporton KosovaPress.
FBK bën thirrje te tifozët të respektojnë rregullat e të mos ketë incidente dhe kjo finale të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme.