spot_imgspot_img
spot_img

Çështja e Manastirit të Deçanit mund të jetë pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Përgatiti: Krenare Mulliqi

Shtetet e Quint-it njëjtë sikurse misioni i OSBE-së në Kosovë i kanë bërë thirrje Qeverisë të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili ia njeh Manastirit të Deçanit drejtën e pronës për rreth 24 hektarë tokë. Paralajmërohet se moszbatimi i këtij vendimi mund të jetë pengesë për anëtarësimin e e Kosovës në Këshill të Evropës.

As pas 7 vjetësh prej kur Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë pronësore Manastirit të Deçanit për 24 hektarë tokë përreth, vendimi nuk është zbatuar.

Shtetet e Quint-it i kanë bërë thirrje Qeverisë të zbatojë këtë vendim ngase siç është thënë në një deklaratë të përbashkët zyrtare moszbatimi mund të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sundimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë detyrime për të gjitha qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të domosdoshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përfshirë përparimin e mëtejmë në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Vonesa e mëtejme është vetëm pengesë për këtë përparim.

Edhe misioni i OSBE-së në Kosovë u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që ta zbatojnë vendimin duke theksuar se vendimi për pronësinë e Manastirit mbi tokën ka mbetur vetëm në letër.

“Shtatë vjet më vonë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë mbetet në letër. Misioni i OSBE-së në Kosovë përsërit thirrjen e saj drejtuar institucioneve për të mbështetur sundimin e ligjit dhe regjistrimin e tokës në emrin e Manastirit”

Meqë votat për anëtarësim në Këshillin e Evropës janë çështje politike, njohës të drejtësisë thonë se Kosova mund të kushtëzohet me këtë.

“Vota në këshill në Evropës është politike nuk është juridike pastaj edhe shtetet anëtare mund me ba më kësi kushtëzime por edhe ne si Kosovë të tregojmë që e respektojmë rendin dhe ligjin qoftë na pëlqen apo qoftë nuk na pëlqen”.

E përveç institucioneve qendrore pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë nuk e njohin as autoritetet komunale.

“Nëse mendojnë që aktgjykimi është marr në mënyrë të kundërligjshme atëherë janë rrugët e ndryshime ligjore, t’i mundësh ose me gjet një provë të re ligjore për me rifillua procedurat nga fillimi ose me ba kallëzim penal nëse është bërë ndonjë falsifikim i një prove…”

Pronësia e Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në maj të vitit 2016.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA