PËRGATITI: BENITA ZENELI
Vetëm edhe 8 ditë brenda afatit ligjor kanë mbetur në dispozicion që tre kryetarët e tjerë të komunave veriore në Kosovë të bëjnë betimin. Nëse kryetarët e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit nuk betohen deri më 28 maj, ka rrezik që zgjedhjet në këto komuna mund të përsëriten.
Pas betimit të Erden Atiqit në postin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, ende nuk dihet se kur do të betohen edhe tre kryetarët e tjerë. Këtë informatë s’e ka as kryeministri, Albin Kurti.
“Të presim edhe pak ditë, edhe nëse nuk do të kenë përgjigje nga zyrtarë e një partie politike atje do të mund të kenë nga serbët që mund të duan të bëhen zyrtarë. Unë e di që ata nuk janë përgjigjur ende, ta presim të hënën dhe jemi me shpresë që mund të ndryshojë për të mirë, edhe nëse nuk e kemi legjitimit e plotë edhe nëse nuk e kemi gjendjen normale ne duhet ta synojmë këtë, jo me forcë e dhunë, por me dashamirësi dhe me politikën që është në shërbim për të gjithë pa dallim”.
Por nëse një gjë e tillë nuk ndodh zgjedhje në tre komunat veriore, mund të ketë sërish. Brenda afateve ligjore, kanë mbetur vetëm edhe 8 ditë që kryetarët e zgjedhur të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit të betohen.
“Në ligjin për vetëqeverisje lokale është e përcaktuar që në qoftë se Brenda 30 dite nga dita e certifikimit kryetari i komunës dështon të betohet atëherë ai e
hup mandatin si kryetar. Nëse gjatë ditëve në vijim nuk ndodh betimi atëherë kryetarët e humbin mandatin dhe shkohet në zgjedhje të reja.”
Sipas njohësit të Kushtetutës dhe profesorit, Mazllum Baraliu vonesa në betimin e tre kandidatëve tjerë mund të jetë e qëllimshme.
“Barrierat që po bëhen nga jashtë e nga brenda dhe gatishmëria nga presioni që mund të ketë ky koalicion qeveris për të bërë nga ky koalicion qeverisës për të bërë zgjedhje kinse legjitime më shpejt e më parë se që ka mundësi siç është afati deri në përfundim të mandatit mund të jetë taktikë nga jashtë apo Brenda që të lëshohen afatet dhe të detyrohet që të mbahen zgjedhje edhe njëherë tjetër.”
Ndërkohë Erden Atiq i Lëvizjes Vetëvendosje është kryetari i parë që u betua pas zgjedhjeve të 23 prillit në katër komunat veriore duke fituar 553 vota.