Gjykata Themelore në Prishtinë e dënon trajnerin Tahir Batatina për kanosje ndaj gjyqtarit Genc Nuza

Gjyqtari i futbollit kosovar, Genc Nuza ka njoftuar opinionin se trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pas kanosjes që i bëri gjatë ndeshjes Prishtina-Llapi të vlefshme për Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja e javës së katërt të Superligës së Kosovës këtë edicion ishte e vështirë për gjyqtarin Genc Nuza, i cili u ofendua dhe u kanos nga trajneri i Llapit, Batatina.

Megjithatë, Nuza vendosi të ndjek rrugën ligjore duke e denoncuar trajnerin e Llapit dhe tashmë pas rreth pesë muajsh është marrë aktvendimi.

Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë e ka publikuar vet Nuza, i cili ka konfirmuar se Batatina është dënuar me 600 euro për kanosjen e tij.

Postimi pa ndërhyrje i Genc Nuzës:

Pasi kam bërë denoncim për kanosje si gjyqtar kryesor në ndeshjen e Albi Mall Superligës në Futboll, e zhvilluar më 31.08.2024 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndërmjet FC Prishtina dhe KF Llapi, sot më 21.01.2025 kam pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë aktgjykimin si palë e dëmtuar.

Gjykata e ka cilësuar si fajtor personin që ka kryer veprën penale të kanosjes ndaj meje gjatë ushtrimit të detyrës sime zyrtare si gjyqtar futbolli.

Pavarësisht dënimeve që shqiptojnë organet e drejtësisë, ju siguroj se për çdo sulm, kërcënim, akuzë dhe shpifje ndaj meje dhe familjës time, gjithmonë do t’i drejtohem organeve të drejtësisë.

Sinqerisht,

Genc Nuza

/Telegrafi/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA