Një incident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë, ku tre persona kanë marrë lëndime trupore, dy prej të cilëve i kanë pësuar ato nga një mjet i mprehtë.
Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se një person është arrestuar dhe se kanë nisur hetimet për rastin.
“Sot rreth orës 13 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona dy prej të cilëve dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, kanë deklaruar nga Policia e Kosovës.