Një grua ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetëaksidenti që ka ndodhur në rrugën “Ahmeti Krasniqi”, në Prishtinë.
Raportohet se vetura ka përfunduar në një pompë derivatesh, derisa nga Policia thanë se janë duhet hetuar rrethanat e këtij vetëaksidenti.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe për pasojë vozitësja është lënduar dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Në këtë aksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësja është lënduar dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti.