7.5 C
Pristina
Monday, March 23, 2026

Vedat Muriqi i zhgënjyer për humbjen e penalltisë

Pasi shkëlqeu me dy gola në ndeshjen e Mallorcës ndaj Osasunës më 7 mars, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, nuk ka arritur të shënojë në dy paraqitjet e fundit në La Liga. Në fitoren 2:1 ndaj Espanyolit më 15 mars, ai u vlerësua për paraqitjen e tij, edhe pse nuk gjeti rrugën e golit. Ndërkohë, të shtunën pati një paraqitje më të zbehtë në humbjen 2:1 ndaj Elches.

 

Vlerësimi negativ lidhet edhe me penalltinë e humbur në minutën e 92-të. Muriqi mori përgjegjësinë për goditjen nga pika e bardhë, por topi përfundoi mbi portë, duke i mohuar Mallorcës një pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë në elitën e futbollit spanjoll.

 

Dëshpërimi te sulmuesi 31-vjeçar është i kuptueshëm para grumbullimit me Kosovën, por në të njëjtën kohë ai pritet të jetë i motivuar për të dhënë maksimumin në ndeshjen më të rëndësishme të “Dardanëve” deri më tani – gjysmëfinalen e plejofit për kualifikim në Botërorin 2026.

 

Kosova të enjten luan në Bratislavë ndaj Sllovakisë, ndërsa Muriqi pritet të udhëheqë sulmin dhe të mbajë shiritin e kapitenit, në mungesë të kapitenit të parë, Amir Rrahmani.

 

Muriqi ka shprehur keqardhje për penalltinë e humbur, duke theksuar se ndihet keq për tifozët dhe për rastin e humbur për të siguruar një rezultat pozitiv. Megjithatë, ai ka ruajtur optimizmin, duke vlerësuar skuadrën dhe duke bërë thirrje për vazhdim të luftës për të grumbulluar sa më shumë pikë.

Pas xhiros së 29-të, Mallorca renditet në vendin e 18-të me 28 pikë, pozitë që çon në rënie nga liga. Megjithatë, fokusi i Muriqit tashmë është te Kombëtarja e Kosovës, ku ai mbetet figura kryesore në repartin ofensiv.

 

Me 32 gola në 66 ndeshje, ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Kosovës. Po ashtu, ai po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës, me 18 gola dhe një asistim në 28 paraqitje në La Liga.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA