Gjiganti italian, AC Milan përmes një komunikate në faqen zyrtare e ka konfirmuar se Rafael Leao e ka rinovuar kontratën e tij me klubin.
Lajmi i shumëpritur nga tifozët e Milanit tanimë është zyrtarë, pasi që Rafael Leao ka nënshkruar kontratën e tij të re me klubin deri më 30 qershor të vitit 2028, raporton KosovaPress.
Që prej se iu bashkua Milanit në verën e vitit 2019, Leao numëron 162 paraqitje në të gjitha garat për “Rossonerët”, ndërsa ka regjistruar 41 gola dhe 29 asistime mbi emrin e tij.
Po ashtu, Leao u zgjodh lojtari më i mirë në Serie A në sezonin e kaluar.
Milani dhe Rafael Leao e vazhdojnë aventurën e tyre së bashku.