Kalo te përmbajtja
Të fundit

Zyrtare: Caktohet data dhe ora e shortit për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Zyrtare: Caktohet data dhe ora e shortit për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur datën dhe orën e tërheqjes së shortit për fazën e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës.

Përmes një njoftimi zyrtar, Komisioni i Garave ka konfirmuar se shorti do të hidhet të premten, më 27 nëntor, me fillim nga ora 14:00.

Reklamë

Ceremonia do të mbahet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës në Prishtinë, ku do të mësohen çiftet e kësaj faze të garës.

Në këtë raund do të marrin pjesë skuadrat nga Superliga, Liga e Parë dhe Liga e Dytë, të cilat do të synojnë të sigurojnë një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira të Kupës së Kosovës.

Të gjitha skuadrat tashmë presin me interes shortin, i cili do të përcaktojë rrugëtimin e tyre drejt fazave të mëtejshme të kësaj gare.

Reklamë