Përmes imazheve të kapitenit Granit Xhaka, Zvicra ka zbuluar fanellën e re të ekipit për ndeshjet e Kupës së Botës 2026.
Fanella është kryesisht e kuqe e ndezur, me detaje të bardha në jakë dhe anash, dhe është frymëzuar nga dizajni i pasaportës zvicerane. Xhaka e përshkruan si simbol të “unitetit dhe vendosmërisë” dhe thekson se qëllimi i skuadrës nuk është vetëm të marrë pjesë, por të tregojë se Zvicra është ndër më të mirat në botë.
Një veçori e veçantë e fanellës është se nën dritën UV logot në gjoks shkëlqejnë në të kuqe neoni, duke reflektuar stilin dhe kujdesin tipik zviceran për hollësitë.
Fanella do të vishet për herë të parë gjatë ndeshjeve ndërkombëtare të ekipit të meshkujve në fund të marsit 2026. /ATVLIVE.TV








