Zogaj kërkon zbatim të sistemit audio dhe video nga gjykatat

Përgatiti: Sara Mulliqi

Me propozim të kryetarit të Gjykatës Supreme, Këshilli Gjyqësor i Kosovës caktoi të martën gjyqtarin Shkelzen Syla, ushtrues detyre i gjyqtarit mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, pasi gjyqtari i deritanishëm Sahit Sylejmani, ka arritur moshën e pensionimit.

Në mbledhjen e 342-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës gjyqtarja Lirije Maksutaj poashtu u propozua tek presidentja e vendit, si gjyqtare në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme- shkalla e parë. Nga sot filluan punën si anëtarë të KGJK-së, edhe Besnik Bislimaj dhe Mirjeta Shala.

Në këtë mbledhje, Kryesuesi Albert Zogaj deklaroi se po hezitohet në përdorimin e sistemit audio dhe video për proceset gjyqësore nga ana e gjykatave.

“Duhet m’i mbajtë përgjegjës, këtu e fus edhe sistemin audio, ku kosto është mbi 5 milionë dollarë, e knej kemi hezitim në përdorim e tyre nga gjykatat, po dalim joseriozë te partnerët ndërkombëtarë”, tha Zogaj.

Zogaj tha se në sistemin gjyqësor po vijon të mbizotërojë kryerja e punëve në mënyrë urgjente dhe se kjo kulturë duhet të largohet nga sistemi gjyqësor duke kërkuar planifikim të aktiviteteve, i cili garanton cilësi të proceseve.

Shfrytëzimi i pushimit mjekësor si pushim vjetor, nga ana e punëtorëve të administratës në gjyqësor, është ngritur si shqetësim në këtë mbledhje.

Po ashtu, Zogaj kërkoi që Sekretariati të fillojë përgatitjet për Gjykatën Administrative dhe përmbushje të të gjitha rekomandimeve që rrjedhin nga Auditori i Brendshëm dhe ai i Jashtëm.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA