Vulin: Presidenti im e admiron Rusinë

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin i cili ndodhet në Kazan, ku po zhvillohet samiti i BRICS i organizuar nga Vladimir Putin, ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe homologu i tij rus janë miq.

“Serbia shpreh shpresën se do të ketë mundësinë të bëhet anëtare e BRICS, një organizatë që ofron liri më të madhe dhe nuk kërkon ndryshimin e sistemit politik ose anëtarësimin në regjimet e sanksioneve”, ka theksuar Vulin.

Sipas tij, Serbia ndihet e mirëpritur në mesin e vendeve mike të BRICS, të cilat, siç tha ai, ofrojnë lirinë e zgjedhjes, e cila është një alternativë e rëndësishme për Beogradin.

Vulin ka theksuar se BRICS nuk u kërkon anëtarëve të tij të ndryshojnë sistemet e tyre politike ose të bashkohen me sanksionet. Ai gjithashtu theksoi se presidenti i Serbisë është përkrahës i madh i miqësisë me Rusinë dhe se e respekton historinë dhe kulturën e saj, raporton Index.hr.

“Presidenti im me të vërtetë e admiron historinë e Rusisë, kulturën e saj dhe ai është një mbështetës i palëkundur i miqësisë midis Rusisë dhe Serbisë. Dhe, nëse mund të them kështu, Vuçiç dhe Putin janë miq” ka theksuar Vulin.

Sipas tij, Vuçiq planifikon të marrë pjesë në 80 vjetorin e fitores mbi nazizmin në Moskë.

“Prandaj pres një takim mes Presidentit Vuçiq dhe Presidentit Putin në Moskë, por nëse ata do të takohen në vende të treta, nuk mund të them tani”, ka thënë ajo.

Përveç Vulinit, në delegacionin serb në samitin e BRICS në Kazan janë edhe ministri i mbrojtjes Bratislav Gashiq, ministrja e ekonomisë Adrijana Mesaroviq dhe ministri pa portofol Nenad Popoviq, përgjegjës për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar dhe pozitën sociale të Kishës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA