Antonelli triumfon në Çmimin e Madh të Amerikës, titulli kampion gjithnjë e më afër

Kimi Antonelli vazhdon të shkëlqejë në Formula 1!
Piloti italian i Mercedesit ka triumfuar në Çmimin e Madh të Amerikës, duke iu afruar edhe më shumë titullit kampion.
Reklamë
20-vjeçari zhvilloi një garë të shkëlqyer, duke përfituar nga strategjia me vetëm një ndalesë në bokse, për të menaxhuar avantazhin dhe për të siguruar fitoren.
Me këtë sukses, Antonelli ka krijuar një epërsi prej 123 pikësh ndaj ndjekësit më të afërt, ndërsa gara e radhës në Meksikë mund të jetë vendimtare për fatin e titullit.
Në vendin e dytë u rendit Charles Leclerc me Ferrari, i cili arriti të lërë pas Max Verstappenin e Red Bullit, që përfundoi në pozitën e tretë.
Lewis Hamilton e mbylli garën në vendin e katërt, shumë pranë podiumit, ndërsa Lando Norris me McLaren u rendit i pesti.
Në zonën e pikëve përfunduan gjithashtu Isack Hadjar, Oscar Piastri, George Russell, Liam Lawson dhe Pierre Gasly.
Tashmë, vëmendja zhvendoset drejt Meksikës, ku Antonelli mund të kurorëzohet kampion, nëse rezultatet e garës ia mundësojnë këtë.
Një tjetër paraqitje e madhe për talentin italian, i cili është gjithnjë e më pranë një suksesi historik në Formula 1!









