Kalo te përmbajtja
Të fundit

Presidentja Shiroka Pula kërkon përgjegjësi institucionale, pas vrasjes në Vitomiricë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Presidentja Shiroka Pula kërkon përgjegjësi institucionale, pas vrasjes në Vitomiricë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka reaguar pas vrasjes së gruas në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar hetim urgjent, të plotë dhe të paanshëm për rastin.

Ajo u ka bërë thirrje organeve kompetente që, përveç rrethanave të vrasjes dhe përgjegjësisë penale të personave të dyshuar, të hetojnë edhe mënyrën se si janë trajtuar kërkesat e viktimës dhe veprimet e institucioneve që kishin për detyrë ta mbronin atë.

Reklamë

“Duhet të sqarohet nëse janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për vlerësimin e rrezikut dhe mbrojtjen e saj”, ka theksuar presidentja.

Shiroka Pula ka nënvizuar se çdo sinjal rreziku, kërkesë për ndihmë apo ankesë për mosveprim institucional duhet të trajtohet me seriozitet maksimal.

“Mbrojtja e jetës dhe sigurisë së qytetarëve është detyrim i panegociueshëm i institucioneve”, ka deklaruar ajo.

Presidentja u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me urgjencë, profesionalizëm dhe paanshmëri, në mënyrë që të gjitha rrethanat e rastit të zbardhen dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

Ajo ka theksuar gjithashtu se asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur pasi kërkon ndihmë nga institucionet shtetërore.

“Siguria dhe dinjiteti i çdo gruaje duhet të trajtohen si përgjegjësi themelore institucionale, ndaj çdo dyshim për dështim në përmbushjen e kësaj përgjegjësie duhet të marrë përgjigje të qartë”, thuhet në reagimin e saj.

Në fund, presidentja u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës, duke ritheksuar se mbrojtja e jetës së grave nuk mund të negociohet.

“Mbrojtja e jetës së grave është detyrim i panegociueshëm, ndaj nuk ka kompromis kur ajo vihet në rrezik”, ka përfunduar Shiroka Pula.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’