Kalo te përmbajtja
Të fundit

NBA: Detroit mposht Philadelphian, Knicks në krizë, Oklahoma vazhdon serinë e fitoreve

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

NBA: Detroit mposht Philadelphian, Knicks në krizë, Oklahoma vazhdon serinë e fitoreve

NBA ka vazhduar edhe mëngjesin e sotëm me pesë përballje interesante.

Ndeshja më e zjarrtë ishte në mes të dy liderëve të Konferencës së Lindjes, Detroit Pistons dhe Philadelphia 76ers.

Reklamë

Pistons arritën të triumfonin në shtëpi me rezultat 103-93, me Cade Cunningham që ishte më meritori për këtë fitore, me 26 pikë, tetë asistime e po aq kërcime, derisa Duncan Robinson shtoi 21 sosh.

Te 76ers paraqitje të mirë kishte Tyrese Maxey me 29 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Kampioni në fuqi, New York Knicks, si duket ende nuk po mund të këndellet, ku në tri ndeshje deri më tani, të gjitha i ka humbje, madje këtë të fundit e pësuan nga Orlando Magic me rezultat 111-102.

Franz Wagner udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores me 23 pikë, 13 kërcime e nëntë asistime, derisa Desmond Bane shtoi 22 pikë e gjashtë kërcime.

Në anën tjetër, Jalen Brunson u dallua me 28 pikë, OG Anunoby me 22 pikë dhe Karl-Anthony Towns po ashtu me 22 sosh, por që nuk mjaftuan ta fitonin këtë ndeshje.

Oklahoma City Thunder ka realizuar fitoren e tretë radhazi, pasi mundi kësaj radhe Los Angeles Clippers me rezultat 108-101.

Si gjithmonë, ylli i skuadrës së Thunder, Shai Gilgeous-Alexander, shkëlqeu me 34 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime, duke i siguruar skuadrës së tij fitoren.

Rezultatet e tjera të mbrëmjes në NBA sollën vazhdimin e garës në të dyja konferencat, me skuadrat që po kërkojnë të krijojnë ritmin e duhur që në fillim të sezonit.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’