Policia e Kosovës, ka arrestuar një person në Prishtinë pasi që dyshohet për një rast të vjedhjes së arit rreth dy muaj më parë në kryeqytet.
Në raport, policia bën të ditur edhe se, nga i arrestuar është sekuestruar në veturë, që dyshohet se ai e ka blerë si pasojë e veprës penale, përcjell Gazeta Express.
‘‘VJEDHJE E RËNDË
Rr. Agim Ramadani, Prishtinë / 18-19.01.2026 – 00:00. Më 30.03.2026 pas hetimeve të zhvilluara është lokalizuar dhe arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me vjedhjen e një sasie të konsiderueshme të arit nga lokali i viktimës kosovar. Nga i dyshuari është sekuestruar një veturë që dyshohet se është përfituar si pasojë e veprës penale. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raport.






