18.3 C
Pristina
Sunday, April 12, 2026

Vedat Muriqi shkruan histori-Bëhet golashënuesi më i mirë i Mallorcas

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e RCD MallorcaLa Liga.

Me dy golat e realizuar ndaj Rayo Vallecano, Muriqi arriti në kuotën e 55 golave me fanellën e klubit spanjoll, duke kaluar rekordin e mbajtur për shumë vite nga legjenda Samuel Eto’o.

Klubi spanjoll e konfirmoi këtë arritje historike, duke e cilësuar Muriqin si golashënuesin më të mirë në historinë e tyre në La Liga.

Sulmuesi prizrenas po kalon një formë të shkëlqyer edhe këtë sezon, ku ka shënuar 21 gola dhe është futur fuqishëm në garë për “Këpucën e Artë” në Spanjë. Ai ndodhet vetëm dy gola pas Kylian Mbappé, ndërsa kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në fund të kampionatit.

Nëse Mallorca arrin ta ruajë epërsinë ndaj Rayo Vallecanos, skuadra do të ngjitet në pozitën e 15-të me 34 pikë, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës në elitën e futbollit spanjoll.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA