Messi me mesazh prekës pas vdekjes së futbollistit spanjoll: Nuk ka fjalë

Bota e futbollit vazhdon të jetë në zi pas vdekjes tragjike të futbollistit të CD Tenerife, Jesus de Miguel Alameda, i cili ndërroi jetë në moshën 30-vjeçare.
Lajmi i hidhur ka prekur shumë emra të njohur të futbollit, ndërsa në mesin e tyre është edhe ylli argjentinas, Lionel Messi, i cili ka reaguar me një mesazh emocionues në rrjetet sociale.
Reklamë
Legjenda e futbollit ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen, miqtë dhe të gjithë të afërmit e futbollistit, duke u uruar forcë në këto momente të vështira.
“Nuk ka fjalë… Ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe shumë forcë për të gjithë familjen dhe miqtë e tij. U prehtë në paqe”, ka shkruar Messi.
De Miguel humbi jetën rreth orës 08:00 të mëngjesit të së martës, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua pas përplasjes së rëndë me portierin e Andorrës, Jesus Owono, gjatë ndeshjes mes dy skuadrave.
Vdekja e sulmuesit në një moshë kaq të re ka shkaktuar tronditje dhe pikëllim të madh në futbollin spanjoll, por edhe më gjerë, ndërsa mesazhe ngushëllimi kanë ardhur nga shumë figura të njohura të këtij sporti.
Reklamë







