Enis Rexhepi shkëlqen në UEFA Youth League, shënon ndaj Galatasarayt dhe kryeson listën e golashënuesve

Futbollisti i talentuar kosovar, Enis Rexhepi, po vazhdon të impresionojë me fanellën e Stuttgartit U-19, duke qenë sërish protagonist në UEFA Youth League.
Sulmuesi kosovar realizoi një gol të rëndësishëm në barazimin 2-2 të skuadrës gjermane në udhëtim ndaj Galatasarayt, duke ndihmuar ekipin e tij të largohet nga Stambolli me një pikë.
Reklamë
Rexhepi gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 49-të, kur me një goditje të fuqishme nga rreth 12-13 metra dërgoi topin në këndin e djathtë të portës kundërshtare, duke rikthyer baraspeshën në 1-1.
Golin tjetër për Stuttgartin e realizoi Kenmoe në minutën e 87-të, ndërsa për skuadrën turke shënuan Luş në minutën e 23-të dhe Tagay në minutën e 73-të.
Në këtë takim u aktivizua edhe futbollisti tjetër shqiptar, Almand Idrizi, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 76-të.
Përveç golit të realizuar ndaj Galatasarayt, Rexhepi po kalon një edicion të jashtëzakonshëm në këtë garë, pasi me gjashtë gola të shënuar kryeson listën e golashënuesve në UEFA Youth League.
Sa i përket renditjes, Stuttgarti U-19 pozicionohet në vendin e 18-të me katër pikë, ndërsa Galatasaray gjendet në pozitën e 30-të me dy pikë.
Reklamë







