Veç votuesi ka qenë normal në zgjedhje

Zgjedhjet përfunduan! 1 muaj fushatë, 7 muaj torturë, rreth 70 mijë vota të diasporës, 600 mijë Euro dënime, 900 mijë vota tjera në kuti në Kosovë dhe miliona Euro të harxhuara në marketing dhe fushatë, do me transfere, do me zarfa!

Mirë shumë! Dalja masive në zgjedhje dhe qetësia më te cilën u realizua procesi, tregon që sa i përket zgjedhjeve dhe kulturës demokratike, Kosova vazhdon me qenë Evropë për Ballkanin.

Arsye tjetër pse votuesit meritojnë mirënjohje është se vetëm votuesit në këtë proces kanë qenë normalë.

Partitë, sidomos partia në pushtet veç normale nuk kanë qenë. Fjalime të përçartuna, ofendime, provokime, nxitje e urrejtjes, bartje e njerëzve me autobusë nëpër të ftohtë, komunikim me t dekun, premtime palidhje e të parealizueshme, kandidatë të dënuar e me aktakuza, kandidatë që nuk i dinë shkronjat e nuk e dinë kalendarin etj etj.

Mediat, pak të ndikuar nga partitë, pak për faj tonin, sërish veç normale nuk kanë qenë – rrena, frustrime, retushim i fotove, manipulime me inteligjencë artificiale, manipiulime pa inteligjencë e dinjitet njerëzor, etj etj.

Në fund po mbetet KQZ-ja. Këta s’kanë punu keq deri në ditën e zgjedhjeve, por këtu kanë nisë telashet. E para – faqja e rezultateve nuk ka qenë funksionale në orët e para pas zgjedhjeve, e dyta edhe sot u gjet një rezultat i insertuar gabimisht dhe disa anomali tjera, e treta numërimi i votave për deputetë nuk ka filluar akoma dhe kjo është telashe dhe vonesë e panevojshme.

Pra, kur partitë, KQZ-ja dhe mediat nuk janë normalë – atëherë sjellja e votuesve ka qenë shuumë e mirë!

Çka tash?

Eh, qitu ju pritsha!

Procedura parasheh që të bëhet numërimi i votave dhe të shpallen rezultatet. Më pas të priten ankesat e parashtresat dhe pas shqyrtimit të tyre të shpallen rezulatet përfundimtare dhe të certifikohen!

Kjo procedurë më 2021 i ka marrë një muaj – sivjet do të zgjasë edhe më shumë!

Pas certifikimit të rezultateteve, Presidentja e Republikës duhet të caktojë brenda 30 ditësh datën për seancën konstituive të Kuvendit.

Në atë seancë do të duhej që të bëhet betimi i deputetëve të rinj, eventualisht të dorëhiqen nga mandatet e tyre deputetët që janë kryetarë të Komunave, të dihet 120shja definitive dhe të votohet Kryetari i Kuvendit nga radhët e partisë më të madhe, e më pas edhe Kryesia.

Pas konstituimit të Kuvendit, fillojnë të rrjedhin afatet që Presidentja të mandatojë një përfaqësues të partisë që ka dalë e para në zgjedhje, që të propzojë kabinetin qeveritar në Kuvend dhe afati për këtë proces është 15 ditë.

Pra, edhe nëse nuk ka asnjë zvarritje, edhe nëse gjithçka shkon sipas afateve të parapara pak ka gjasa që para prillit ose majit të kemi qeveri me mandat.

Kjo i bie që:

Edhe sivjet nuk do të montohen filtrat në Termocentrlain Kosova B, meqë projekti është i bllokuar për shkak të sanksioneve dhe për passojë edhe sivjet ddo ta thithim ajrin më të keq në Evropë dhe do të kemi shkallë dukshëm më të lartë të kancerit në mushkëri dhe sëmundjeve tjera të organeve të frymëmarrjes!

Edhe sivjet do të shkojmë në spital me ndër sjetullën full me letra, sepse nuk do të ketë sistem informativ shëndetësor edhe derisa të merret vesh se cila është diagnoza, ka rrezik që iu komplikohet ose rrezikohet jeta.

Edhe sivjet qentë endacakë do të në sulmojnë ku të munden dhe më këtë sport s’do të merret kush, e pasi të na sulmojnë qentë endacakë ose të smëuremi për shkak të ajrit të keq, do të shkojmë në spitale ku do shnëimet i marrim me vete ndër sjetull.

Edhe sivjet do të vozitim kerre të vjetra, në rrugë të këqija dhe sipas projeksionit nga vitet e kaluara do ta kemi dukshëm më të lartë se BE-ja vdekshmërinë në rrugë!

Edhe sivjet do të keemi shkolla të këqija, ku fëmijët fluturojnë nga dritaret ose e therrin veten pse e kanë pa një budallë në tiktok duke bërë diçka të ngjashme.

Nëse fëmijët nuk kthehen nga ato shkolla të lënduar, ose të bullizuar, def do të kthehen më tupa se që kanë shku në shkollë, sepse mësuesit janë të këqij, e akvitieti fizik është më i ulëti në

Evropë, e mendim kritik s ka hic!

Edhe sivjet për një koncert ose nnejë të mirë kemi me shku në Shkup, ose Selanik ose dikah më larg edhe sivjet shfaqjee të Teatrit Kombëtar nuk kemi me shiku në Teatër Kombëtar, për tjera disiplina të artit nuk po flas.

Edhe sivjet nuk do të ketë infrastrukturë sportive ass për fëmijë, as për profesionistë, e as për Lojërat Mesdhetare, për të cilat janë zotuar qindra milionë dhe janë kontestuar në Gjykatë Kushtetuese.

Eeedhe sivjet, i kemi minimum edhe një palë zgjedhje, ato komunale që i bie prapë edhe 30 ditë fushatë dhe disa muaj torturë!

Pra, meqë masivisht kemi dalë në zgjedhje, mirë shumë! Pra, nëse pritni që pse keni dalë në zgjedhje sivjet të ju përmirësohet jeta, gabim e keni.

Mirë është sa më shumë të dalim dalim në zgjedhje, e sa më pak të presim na politika, e të tentojmë qqë në familje, në shtëpi, në punë dhe në obligime të përditshme të sillemi në mënyrë të përgjegjshme dhe ligjore, se quick fikx për këtë punë nuk ka!!!

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA