Vazhdon gjendja e rëndë e stadiumit të qytetit në Gjilan, kryetari i komunës nuk jep intervistë

Përgatiti: Zeqir Hasani

Stadiumi i qytetit në Gjilan, tash e gjashtë vite shfrytëzohet vetëm nga fëmijët, derisa klubet si Drita e Gjilani detyrohen të luajnë në fusha ndihmëse.

Sot ekipi i ATV-së ishte në këtë stadium, ku gjendja infrastrukturore ishte e mjerueshme, sa që në disa pjesë të stadiumit, ujërat e zeza kundërmonin jashtë zakonisht shumë.

Ndërsa sot ata që e vuajnë më së shumti për një stadium janë tifozët e futbollit.

Ekipi ynë ka tentuar që të marrë edhe një prononcim nga kryetari i komunës, Alban Hyseni si dhe nga Drejtoria e Kulturës rinisë dhe sportit në Gjilan, megjithatë nuk ishin të gatshëm të flasin për këtë çështje.

Kur jemi te i pari i Gjilanit, ai në vitin 2021, kishte deklaruar që stadiumi do të rregullohet.

“Sot u zhvillua derbi lokal në Superligën e Kosovës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës. Loja e bukur në fushë dhe atmosfera në tribuna e bën këtë derbi më të veçantë. Në një stadium si ky, pa plotësimin e asnjë kushti, nuk do të zhvillohet më një derbi i këtij niveli. Intelektualët dhe Skifterat do ta kenë shtëpinë e tyre me standarde të FIFA-s dhe UEFA-s”, kishte shkruar Hyseni.

Megjithatë deri sot nuk është bërë pothuajse asgjë.

Kujtojmë që deri me tani për stadiumin e qyteti janë shpenzuar mbi 20 milionë euro, por punë nuk është bërë aspak.

Për dallim nga kryetari i komunës dhe drejtuesit e klubeve të cilët nuk u prononcuan tifozi i Dirtës Zenun Jurliu nuk ngurroi të flas.

Përndryshe se gjendja e sportit në Gjilan lë shumë për të dëshiruar tregon edhe rasti i fundit, kur Klubi me traditë SC Gjilani tashmë ka mbetur pa donator dhe rrezikon shuarjen.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA