Kalo te përmbajtja
Të fundit

Ushtroi dhunë ndaj nënës duke i kërkuar para për të blerë drogë, arrestohet 26-vjeçari në Gjakovë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Ushtroi dhunë ndaj nënës duke i kërkuar para për të blerë drogë, arrestohet 26-vjeçari në Gjakovë

Nuk kalon pothuajse asnjë ditë pa u raportuar për raste të dhunës në familje. Një i tillë ka ndodhur së fundmi në Gjakovë, ku një i ri ka ushtruar dhunë psiqike ndaj nënës së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 26-vjeçar i cili i kërkonte qindra euro nënës së tij për të blerë lëndë narkotike, duke ushtruar dhunë të vazhdueshme psiqike ndaj saj.

Reklamë

Pas dhunës psiqike që i shkaktoi, nëna e ka denoncuar në Polici djalin e saj të adoptuar, i cili më pas u arrestua.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërgur në mbajtje për 48 orë.

Reklamë

Ushtroi dhunë ndaj nënës duke i kërkuar para për të blerë drogë, arrestohet 26-vjeçari në Gjakovë | ATV