Trepça ka fituar ballafaqimin e parë me Pejën në finalet e play-off-it në këtë edicion të Superligës së Kosovës në basketboll.
Skuadra nga Mitrovica pati një paraqitje fantastike në palestrën “Minatori” të stërmbushur nga tifozët që në fund panë skuadrën e tyre duke triumfuar me rezultat 94-86, raporton KosovaPress.
Pas një nisje të dobët në çerekun e parë, Peja u rikthye në lojë me një paraqitje fantastike minutave në vazhdim duke bërë që ndeshje të vazhdojë gjithnjë me rezultat të ngushtë herë nga njëra e herë nga skuadra tjetër.
Kujtojmë se çereku i parë përfundoi 24-19 në të mirë të Trepçës, i dyti 23-29 në të mirë të Pejës, ndërsa i treti 18:21 për pejanët.
Ndeshja e dytë zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në Pejë.