10 C
Pristina
Thursday, April 23, 2026

Tenderi në rivlerësim, vonohet projekti për efiçiencë të energjisë në banesa sociale

PËRGATITI: FATLUM JASHARI 

Projekti në vlerë të përgjithshme 10 milionë euro, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, po përballet me vonesa të reja.

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka kthyer në rivlerësimi tenderin për kryerjen e punëve ndërtimore për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesat e banimit social.

Duke përmendur gabimet eventuale në paramasa dhe çështjen e përvojës, paneli shqyrtues e vlerësoi pjesërisht të bazuar njërën prej ankesave.

Në fund të muajit të kaluar, në një përgjigje për ATV-në, Fondi njoftoi se synon që të finalizojë punimet në fillim të vitit të ardhshëm.

Derisa Fondi nuk dha një qëndrim të ri, rrethanat e reja vënë në pikëpyetje këtë objektiv kohor.

Projekti që përfshin investime në 28 ndërtesa në 13 komuna është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar, para një viti e gjysmë, ndërmjet Qeverisë dhe BE-së për grantin në vlerë të përgjithshme 75 milionë euro për energjinë.

Vetëm pjesa e dizajnit ishte vonuar një vit, pikërisht për shkak të procedurave të prokurimit.

Kjo ujdi në kuadër të IPA 2023, ka periudhë të përgjithshme ekzekutimi prej tetë vjetësh, por zbatimi operacional kufizohet në dy vjet nga lidhja e saj.

Mes tjerash, neni 12 i ujdisë parasheh që “kontrata e cila nuk shkakton asnjë pagesë brenda dy vjetëve nga nënshkrimi do të ndërpritet dhe automatikisht financimi i saj do të çzotohet, me përjashtim të rasteve në procese gjyqësore”.

Në një komunikim zyrtar, para afër dy javëve, Qeveria shmangu përgjigjen në pyetjen direkte për rrezikun e humbjes së fondeve për shkak të vonesave./atvlive.tv/

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA