Ministri në dorëheqje i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për rastin e kryetarit të partisë “Demokracia serbe”, Aleksandar Arsenijeviq, te një pronë e të cilit ditë më parë u gjet një sasi e armatimit gjatë bastisjes në Zveçan.
Sveçla tha se Arsenijeviq është i dyshuar dhe duhet dorëzuar sa më parë.
Politikani serb, Arsenijeviq, e ka pranuar që objekti ku u kap armatim në veri është nën pronësi të tij, por tha se nuk është vendbanim i përhershëm, pasi është stallë ku mban kafshët “dhe objekti është gjithmonë i hapur e i qasshëm për këdo”.