Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë se ditët në vijim me finalizimin e rezultateve, kryetari i partisë Memli Krasniqi dhe kandidati Bedri Hamza do të dalin me qëndrime.
“PDK ka arritur një rezultat të madh. PDK është konfirmuar si forca e dytë me mbi 200 mijë vota. Ky është rezultati më i mirë i PDK-së në shumë vite. Ky është një sukses i pamohueshëm për ne. Ajo që kemi parë në këtë proces shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeveria. Ditët në vijmë me finalizimin e rezultateve, kryetari i partisë Memli Krasniqi dhe kandidati Bedri Hamza do të dalin me qëndrime. Ne jemi të lumtur me këtë rezultat për të quar përpara besimin që na keni dhënë”, tha ai.
Stavileci tha se PDK-ja si një forcë politike e rikthyer fuqishme do të jetë ajo e cila do të vendos gjatë ditëve në vijim.
“Sot kemi një realitet të ri që qytetarët tanë ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie. PDK si një forcë politike e rikthyer fuqishme do të jetë ajo e cila do të vendosim gjatë ditëve në vijim. Kosova duhet dhe mundet të bëjë më mirë”, tha ai.