Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, ka reaguar pas kalimit të ligjeve në seancën e sotme.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë që përkundër ngjarjeve ‘nuk e humbim fokusin dhe shohin andej nga i kanë drejtuar qytetarët.
Ky është reagimi i Statovcit:
Nuk e humbim fokusin. Shohim andej nga na kanë drejtuar 440,000 votat e qytetarëve dhe përtej.
Të gëzuar tejmase që
Ligji që rregullon çmimet e barnave dhe që i mbronë qytetarët nga abuzimet: kaloi;
Ligji që i mbronë qytetarët në nevojë nga përmbaruesit, përtej minimumit jetik për jetesë: kaloi;
Ligji që i mbronë të punësuarit, më së shumti gratë, nga pragu i pagës minimale, që rritet për herë të parë pas 11 vite, nga 130 dhe 170 euro në 264 euro: kaloi;
Ligji që themelon Insitutin për krimet e luftës që do të dokumentojë krimin shtetëror të Serbisë mbi jetën, shëndetin, pronën e qindra mijërave shqiptarëve të Kosovës: kaloi;
Ligji që themelon Fondin Sovran dhe që i mundëson shtetit përfitimet nga asetet e të mirat publike dhe mundësi investime në kompani prodhuese dhe eksportuese: kaloi;
E gjithë kjo sepse vota e 14 shkurtit shumëçka nga e mbara ktheu në binarë e pothuajse gjithëçka nga e mrapshta i nxorri nga binarët. Përfitues nuk jemi ne. Janë qytetarët që e shkaktuan 14 shkurtin 2021, e me gjasë do të vazhdojnë ta thellojnë këtë realitet endë më shumë.






