SpaceX pritet të lëshojë raketën më të madhe ndonjëherë

Raketa më e fuqishme e zhvilluar ndonjëherë është gati të lëshohet.

E njohur si Starship, raketa është ndërtuar nga kompania SpaceX e sipërmarrësit amerikan, Elon Musk.

Është pothuajse 120 metra e lartë dhe ka gati dyfishin e vrullit të çdo rakete tjetër në histori.

Raketa pa ekuipazh do të niset nga një bazë në Teksas të Shteteve të Bashkuara. Synimi është që ajo të fluturojë në drejtim të lindjes dhe të përfundojë një qark të globit për rreth 150 minuta.

Musk ka apeluar te të gjithë që të kenë pritshmëri të kufizuara.

Nuk është e pazakontë që një raketë të përjetojë një lloj dështimi gjatë nisjes së parë.

“Është lëshimi i parë i një rakete shumë të komplikuar, gjigante, kështu që mund të mos lëshohet. Ne do të jemi shumë të kujdesshëm dhe nëse shohim ndonjë gjë që na shqetëson, do ta shtyjmë ngjarjen”, ka thënë Musk.

SpaceX do të përpiqet ta nisë raketën në orën 07:00, sipas kohës lokale.

Pritet që mijëra spektatorë të mblidhen në vendet bregdetare në Gjirin e Meksikës për të parë ngjarjen.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

26 vjet nga masakra në Lybeniq

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA