Sot mbahet gara ndërkombëtare “Tiranathlon”

Gara ndërkombëtare “Tiranatlon” do të zhvillohet sot (28 maj) në Tiranë. Ky është eventi i treti i këtij lloji që do të zhvillohet në Tiranë si pjesë e Tirana Qyteti Europian i Sportit, duke bërë bashkë tri disiplinat në një garë të vetme siç janë noti, çiklizmi dhe vrapi.

Për mbarëvajtjen e mirë të aktivitetit sportiv “Tiranathlon” në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Ambasadën Greke dhe Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës, shkruan Rtsh. Bashkia e Tiranës ka informuar qytetarët për kufizimin e qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në orën 12:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:

Ndalimin e qarkullimit të automjeteve në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të aktivitetit sportiv “Tiranathlon”, në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, ditën e diel, datë 28.05.2023, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:

– Rruga e “Tuneleve”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Daxhit” deri te kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit).

– Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Shaqir Palushi”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”).

– Rruga “Diga e Liqenit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Diga e Liqenit”).

– Rruga “Panorama e Liqenit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”).

– Rruga interurbane kryesore (TEG – Ura Shkozë).

– Blv Zhan D’Ark, Blv Gjergj Fishta, Blv Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë – pallati me shigjeta).

Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon në njërin drejtim në “sheshin WiIIson” tjetri në qendër.

Linja Nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.

Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër’ pezullohet përkohësisht.

Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – TEG devijon te rrethrotullimi “Ekonomikut”.

Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” devijon në qendër.

Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së bukës” dhe ne qendër.

Linja Nr. 14 “Unaza” pezullohet përkohësisht.

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA