Shtesat e premtuara nga Qeveria, punëtorët e sektorit publik nuk i morën as me pagat e muajit prill.
Por, Sindikata e Shërbyesve Civilë thotë se shtesat të cilat nuk i morën tash e tre muaj, nuk presin të ekzekutohen deri në muajin shtator, për disa arsye.
Të revoltuar për mosekzekutim të shtesave janë punonjësit shëndetësorë, të cilët pas protestës që organizuan muajin e kaluar, paralajmërojnë edhe grevë.
Pas miratimi të ligjit, pagat e muajit shkurt u ekzekutuan pa shtesa, derisa nga Ministria e Punëve të Brendshme deklaruan se punonjësit do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit mars.
As kësaj radhe, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e ATV-së e as nuk ka sqaruar se pse shtesat nuk u ekzekutuan as këtë muaj. /atvlive.tv
Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë: