Llapi shënon katër gola ndaj Vushtrrisë,Tahir Batatina merr fitoren e parë në shtëpi këtë sezon

Llapi ka regjistruar një fitore bindëse ndaj Vushtrrisë, duke triumfuar me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 14-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina më në fund ka festuar fitoren e parë këtë sezon në stadiumin “Zahir Pajaziti”, duke i dhënë fund serisë prej gjashtë humbjesh radhazi si vendase.
Reklamë
Llapjanët e nisën më mirë takimin dhe arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 20-të. Kevin D’Almeida ishte realizatori i golit të parë, pas asistimit të Arbnor Ramadanit, për rezultatin 1-0.
Në pjesën e dytë, loja u bë më e hapur dhe të dyja skuadrat krijuan raste shënimi. Megjithatë, Vushtrria arriti të barazojë e para, kur Albijon Shurdhiqi shënoi në minutën e 60-të, pas asistimit të Daut Maxhunit.
Reagimi i Llapit ishte i menjëhershëm dhe në minutën e 70-të vendasit rikthyen epërsinë. Fiton Ademi realizoi për 2-1, pas një asistimi të D’Almeidas.
Dominimi i vendasve vazhdoi edhe në minutat e fundit të takimit. Në minutën e 84-t, Abdoulaye Yahaya shënoi për 3-1, pas asistimit të Arbnor Ramadanit.
Ky i fundit, pas dy asistimeve, arriti të regjistrojë edhe emrin e tij në listën e golashënuesve, duke realizuar nga pika e bardhë dhe duke vulosur fitoren përfundimtare 4-1.
Me këtë triumf, Llapi ngjitet në pozitën e nëntë me 11 pikë, ndërsa Vushtrria mbetet në fund të tabelës me vetëm tri pikë.
Në xhiron e ardhshme, Llapi do të përballet në udhëtim me Malishevën, kurse Vushtrria do të jetë nikoqire e Drenicës.
Reklamë









