Kalo te përmbajtja
Të fundit

Polemika mes Barcelonës dhe Brazilit për Raphinhan, ylli brazilian i pakënaqur me kritikat

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Polemika mes Barcelonës dhe Brazilit për Raphinhan, ylli brazilian i pakënaqur me kritikat

Raphinha është përfshirë në një debat mes Barcelonës dhe përfaqësueses së Brazilit lidhur me menaxhimin e angazhimeve të tij me kombëtaren, ndërsa kritikat nga të dyja vendet kanë shkaktuar pakënaqësi te futbollisti.

Në Spanjë, braziliani është kritikuar për pjesëmarrjen në ndeshjet miqësore të Brazilit, duke pasur parasysh problemet fizike që ka kaluar së fundmi dhe rrezikun e dëmtimeve të tjera. Ndërkohë, në Brazil ka pasur edhe akuza se ai po i vendos interesat e Barcelonës mbi ato të kombëtares.

Reklamë

Megjithatë, sipas mediumit “Sport”, Raphinha i konsideron këto kritika të padrejta dhe të ekzagjeruara, pasi beson se e gjithë polemika është krijuar mbi interpretime dhe jo mbi fakte konkrete.

Anësori i Barcelonës është veçanërisht i pakënaqur me mënyrën se si është trajtuar kjo çështje në media dhe po shqyrton mundësinë që në ditët e ardhshme të reagojë publikisht për të sqaruar qëndrimin e tij.

Shqetësimet e Barcelonës lidhen kryesisht me problemet fizike që Raphinha ka pasur kohët e fundit, disa prej të cilave janë shfaqur gjatë angazhimeve me përfaqësuesen braziliane. Kjo ka shtuar frikën e klubit katalunas për mundësinë e dëmtimeve të tjera.

Megjithatë, vetë lojtari nuk beson se këto probleme janë të lidhura drejtpërdrejt me grumbullimet te Brazili, por i konsideron ato si raste të zakonshme dhe pjesë të rreziqeve që shoqërojnë futbollin.

Raphinha nuk dëshiron që marrëdhënia e tij me Barcelonën apo me kombëtaren braziliane të vihet në pikëpyetje dhe synon që kjo polemikë të marrë fund sa më shpejt

Reklamë